Beyonce shndërrohet në një investitore startupesh

Publikuar më: 03-10-2016

beyonce-investor1Duke ju bashkuar investitorëve me famë si Snoop Dogg, Ashton Kutcher dhe Justin Bieber, Beyonce po sjell aftësitë e saj të biznesit në botën e teknologjisë.

Ajo dhe kompania e saj e quajtur Parkwood Entertainment kanë investuar 150,000 dollar në një startup quajtur Sidestep i cili ka zhvilluar një aplikacion për blerjen e mallrave të koncerteve.

Sidestep e filloi duke shitur bluza dhe postera të Beyonce gjatë një turi të saj botëror. Por pas dy javësh sukses, Beyonce dhe Parkwood vendosën të investonin në Sidestep.

CEO i startupit tha se dëshironin që turi i Beyonce të orientohej drejt teknologjisë dhe se e pëlqente idenë e një startupi të vogël të organizonte turin më të madh në botë.

Beyonce është gjithashtu aksionere në Tidal dhe ka investuar në të kaluarën në një kompani pijesh, WTRMLN WTR. (PCWorld Albanian)

Beyonce shndërrohet në një investitore startupesh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)