Betahaus në bashkëpunim me Adriapol dhe Telekom Albania sjellin konkursin BETAPITCH për herë të parë në Shqipëri

Publikuar më: 07-06-2016

12718257_1126053470789284_3980117460412981662_nBETAPITCH po vjen në Shqipëri në kërkim të startupeve më të mira dhe më premtuese në Tiranë. Instituti Adriapol në bashkëpunim me Betahaus Berlin dhe sponsorin e përgjithshëm Telekom Albania sjellin për herë të parë evenimentin Betapitch më 9 Qershor ora 15:00 në Telekom Community Store. 8 startupe do të përzgjidhen për tu ballafaquar me një juri ekspertësh me shansin për të fituar çmime të mëdha.

Këtë vit BETAPITCH do të organizohet në 10 qytete: Berlin, Vjenë, Jonkoping, Sofje, Tiranë, Poznan, Hamburg, Lisbon, Kajro dhe Seul.

Ky konkurs është nismë e ekipit Betahaus i cili që nga 2009-ta kur hapi edhe dyert është shndërruar në një qendër të ekosistemeve të teknologjisë në Berlin si dhe shtëpia e shumë kreativëve, ideatorëve dhe iniciatorëve të suksesshëm. Çfarë është BETAPITCH?

Pikërisht konkurrenca është misioni kryesor i betahaus mision i cili karakterizon edhe BETAPITCH. Në 2015-tën u mbajtën shtatë konkurse ndërkombëtare në Europë me qytete si Berlini, Hamburgu, Sofia dhe Barcelona. Fituesit e konkurseve rajonale, siç vlen edhe për Tiranën, kanë mundësi të takohen me investitorë, mentorë dhe drejtues korporatash në evenimentin final i cili do të mbahet në Berlin në datën 15 Tetor.

Fituesi i evenimentin global BETAPITCH do të përfitojnë një udhëtim me vlerë 5000 Eurosh në Luginën e Silikonit. Ndërsa fituesit e konkurseve rajonale si në rastin e Tiranës do të përfitojnë udhëtime dhe shërbime, hapësirë falas pune për 6 muaj, prezantim me investitorët ëngjëj, mbështetjen e komunitetit betahaus dhe partnerëve të saj.

Në lidhje me konkursin që do të mbahet në Tiranë, Juria do të përbëhet nga Lindita Shomo, Albert Tollkuçi dhe Igli Hakrama. Aplikimet në konkurs do të mbyllen në datën 9 Qershor.

Nxitoni të aplikoni në këtë lidhje. Për më shumë informacion vizitoni uebfaqen e BETAPITCH dhe faqen e konkursit në rrjetin social Facebook. (PCWorld Albanian)

Betahaus në bashkëpunim me Adriapol dhe Telekom Albania sjellin konkursin BETAPITCH për herë të parë në Shqipëri
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)