Besojeni ose jo: Pëlqimet po vinë në Outlook

Publikuar më: 01-10-2015

outlook-like-100618385-largeMe siguri që numri i pëlqimeve në postimet tuaja në Facebook është një element i rëndësishëm social për ju. Po sikur t’ju themi se ‘pëlqimet’ do të jenë së shpejti pjesë e Outlook?

Microsoft deklaroi ditën e mërkurë se shërbimi i saj i postës elektronike Outlook shumë shpejt do të pasurohet nga dy opsione të reja; pëlqimet dhe @Mentions. Këto risi do të vijnë për ata konsumatorë që përdorin Office 365 si dhe Exchange Online brenda këtij viti. Në gjysmën e parë të 2016 ato do të mbërrijnë dhe në Office 2016 për Windows dhe Mac, Outlook për iOS dhe Android.

E për çfarë do të duhen pëlqimet në Outlook? Ideja e pëlqimit të një emaili duket e çuditshme por është e mundshme dhe e pranueshme. Pëlqimet do të marrin rëndësi në raste specifike të përdorimit. Do të ishte më mirë që pas një emaili ‘U diplomova me sukses’ ju të merrnit 20 pëlqime se sa posta juaj elektronike të mbushej nga 20 emaili përgëzimi.

outlook-mention-100618384-large

Nga ana tjetër @Mentions duket të jetë një funksionalitet i domosdoshëm në Outlook. Mentions janë diçka e ngjashme me etiketimet, të njohura ndryshe si hashtag në Instagram. Për shembull ju do ti dërgoni një email punonjësve tuaj duke i njoftuar për një takim që do të mbahet ditën e nesërme. Është e vështirë ndarja e punëve por me anë të Mentions ju mund të dërgoni vetëm një email të gjithëve me informacion të plotë. Mjafton të shkruani @….. dhe vendosni emrin e personit që do ti caktoni një detyrë të veçantë. Në këtë mënyrë të gjithë do të informohen rreth detyrave në mënyrë më të shpejtë dhe të thjeshtë. Në momentin që ju shkruani emrin, adresa e këtij personi do të njihet automatikisht nga lista e kontakteve tuaja dhe do ti shtohet marrësve të emailit në seksionin ‘To:’ . Ky funksionalitet pritet të mbërrijë mes të muajit tetor.

Për momentin këty dy risi do të vijnë në paketat Office 365 Business, Enterprices, Education dhe Government. Kompania ka përjashtuar përkohësisht versionin për konsumatorë. (PC World Albanian)

Besojeni ose jo: Pëlqimet po vinë në Outlook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)