Befason Qualcomm me proçesorin Snapdragon 820. Rivalizon Exynos 7420

Publikuar më: 30-06-2015

qualcomm_snapdragonApple e zuri Qualcomm në befasi me një proçesor 64Bit, dhe në nxitim për të pasur edhe këta të fundit një të tillë përfunduar në dështim me Snapdragon 810-tën.

Por zëvendësi i tij po vjen i cili përveçse premton më shumë do të ketë bërthama të modifikuar në vend të bërthamave stok të ARM që përdor Snapdragon 810 dhe Exynos.

Snapdragon 820 u zbulua në databazën e softuerit të testimit të performancës. Numëron katër bërthama me frekuencë 3 Ghz dhe mendohet të ketë arkitekturë 14 nm të Samsung. Ishte pikërisht kjo arkitekturë që ndihmoi Exynos të shpartallonte Snapdragon 810-tën.

Screenshot

Por pse vetëm 4 bërthama kur konkurrentët po shkojnë me 8 madje edhe 10 bërthama? Epo kjo është thjeshtë reklamë. Përshembull, Apple ka proçesorët më të fuqishëm në treg edhe pse kanë vetëm dy bërthama. E njëjta gjë ndodh edhe me Tegra K1 të Nvidia e cila ka bërthama shumë të fuqishme.

Bërthamat e ndërtuar nga Qualcomm janë të afta të sillen edhe si bërthama me fuqi të ulët në varësi të konsumit të energjisë. Nga të dhënat që vinë nga GeekBench, Qualcomm Snapdragon 820 gjendet shumë afër Exynos 7420 ku këto dy të fundit kanë një avantazh të dukshën ndaj të tjerëve.

Çdo gjë duket fantastike, veçanërisht në performancën e rritur të bërthamave veçmas por që edhe ka konsum më të ulët të energjisë. Qualcomm Snapdragon 820 duhet të sjellë edhe një grafikë Adreno të re dhe do të jetë i nevojshëm duke qenë se ekranet Quad HD po bëhen një standart ditëve të sotme. (PCWorld Albanian)

Befason Qualcomm me proçesorin Snapdragon 820. Rivalizon Exynos 7420
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)