Baybars Altuntas këshillon sipërmarrësit e rinj shqiptarë në Startup Grind Tirana

Publikuar më: 28-05-2015

18894_761695947278159_643831940058872562_nBaybars Altuntas ishte biznesmeni i rradhës që u mirëprit nga komuniteti në rritje i Startup Grind Tirana më 26 Maj, aktivititet i përmuajshëm që edukon dhe frymëzon sipërmarrësit e rinj dhe shërben si urë lidhëse midis sipërmarrësve në Shqipëri, i vetmi i këtij lloji në vend. Duke qenë një personazh mjaft popullor në Shqipëri falë librit të tij të shumëshitur “Zbrita nga autobusi, hypa në BMW” dhe lidhjet e tij të gjakut me shqiptarët, Altuntas nuk hezitoi të prezantohej me të gjithë pjesëmarrësit dhe t’u jepte atyre këshilla biznesi.

11265135_757295724384848_7232236006989384510_nGjatë intervistës me Endri Mataj, organizatorin e aktivitetit, Baybars u shpreh shpesh se “mjafton të keni lidhje të mirë interneti, dhe mundësitë tuaja janë të pafundme.” “Nëse 20 vjet më parë njerëzit nuk kishin ide inovatore biznesi, sot mjafton të kërkosh në Google me fjalë të thjeshta dhe do të të shfaqen miliona ide dhe këshilla në ekranin tënd. Nëse dikur të duheshin para për fillimet e biznesit, sot sipërmarrësit përballen me sfida të tjera. Idetë e biznesit janë të pafundme dhe të gjithë kanë akses në informacion për to, por është dëshira për t’ju futur rrugës për ta implementuar atë ide biznesi që ke në mendje ajo që diferencon një sipërmarrës të suksesshëm.”, tha Altuntas.

Ndryshimi midis dy njerëzve që kanë të njëjtën ide biznesi është kur njëri prej tyre thotë “le ta provoj”.  Nëse je i bindur që do ta provosh, që do të përpiqesh, atëherë i je futur rrugës për t’u bërë sipërmarrës, sipas Altuntas. Elementët që e bëjnë një startup të ketë sukses janë të shumtë, si për shembull ekipi i mirë, ideja dhe plani i biznesit por nëse nuk keni një model të detajuar dhe të mirëmenduar biznesi, ka shumë mundësi të dështoni. Duhet të gjeni mënyrën më të mirë që të nxirrni para nga ideja juaj, u shpreh Baybars Altuntas në aktivitetin e Startup Grind Tirana.

11351278_761429813971439_4567847614841722499_nAltuntas është konsideruar si babai i franchising në Turqi dhe është themelues i kompanisë DuelCom International. Altuntas ishte i vetmi sipërmarrës i përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë në Washington për një takim personal me Presidentin Barack Obama gjatë Samitit të Sipërmarrjes në vitin 2014.

Baybars Altuntas këshillon sipërmarrësit e rinj shqiptarë në Startup Grind Tirana
3 votes, 3.67 avg. rating (76% score)