Bashkimi Europian premton internet Wi-Fi falas për të gjithë brenda 2020-tës

Publikuar më: 16-09-2016

Shutterstock

Ditën e Enjte Bashkimi Europian bëri të ditur planet për të ofruar akses në internet Wi-Fi falas brenda 2020-tës.

“Sot do të propozojmë paisjen e çdo qyteti dhe fshati Europian me internet wireless falas në qëndrat kryesore publike brenda 2020-tës,” tha Presidenti i Bashkimit Europian Jean-Claude Juncker.

Propozimi i ri vjen në kuadër të iniciativës Europiane për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale në kontinent. Juncker tha se Unioni është plotësisht i angazhuar me kauzën e tij dixhitale. Pak ditë më parë Komisioni Europian aprovoi rregulla të reja të të drejtave autoriale online.

Për të përmbushur objektivin e internetit Wi-Fi falas, Europa do të shpenzojë 120 milion Euro në vitet e ardhshme. Rrjetet do të implementohen në parqe, sheshe, librari dhe të tjera ambjente publike. Për kostot në vazhdimësi do të jenë përgjegjës autoritetet lokale. (PCWorld Albanian)

Bashkimi Europian premton internet Wi-Fi falas për të gjithë brenda 2020-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)