Bashkimi Europian miraton ligjin e parë të sigurisë kibernetike

Publikuar më: 08-12-2015

European_flag_in_Karlskrona_2011Ligjëvënësit Europianë dhe shtetet anëtare të Unionit arritën marrëveshjen e parë të këtij lloji për miratimin e një ligji të sigurisë kibernetike i cili kërkon nga firmat e internetit si Google dhe Amazon të raportojnë kërcënimet e sigurisë ose përndryshe do të kenë sanksione.

Agjensia e lajmeve Reuters raportoi se negociatat që zgjatën plot 5 orë mes Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve anëtare konkluduan me këtë marrëveshje e cila përfaqëson edhe një nga shqetësimet kryesore të unionit.

Sipas Komisionerit Europian për dixhitalizimin, Andrus Ansip, ligji i ri mbi të gjitha do të ofrojë besueshmëri tek konsumatorët ndaj produkteve dhe shërbimeve të internetit sidomos kur janë të karakterit global.

“Interneti nuk njeh kufinj. Një problem në një vend mund të rezultojë me efekt domino edhe në shtetet e tjera anëtare. Pikërisht për këtë Europa ka nevojë për ligje të përbashkëta. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim,” u shpreh komisionieri Andrus Ansip.

Ligji i ri vendos masa obliguese për kompanitë e sektorëve kritikë si transporti, energjia, shëndeti dhe financat. Firmat e internetit do ti nënshtrohen një baze ligjore më pak strikte.

Google, Amazon, eBay dhe Cisco do tu kërkohet të raportojnë incidentet serioze tek autoritet kombëtare ose të përballen me sanksionet. Për çudi rrjeti social Facebook nuk preket nga ky ligj i ri i Bashkimit Europian. (PCWorld Albanian)

Bashkimi Europian miraton ligjin e parë të sigurisë kibernetike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)