Bashkimi Europian heq tarifat Roaming duke filluar nga Qershori i 2017-tës për 28 vendet anëtare

Publikuar më: 30-06-2015

2a6fd9a755aa4fc391c0c30a53e23dddParlamenti, Këshilli dhe Komisioni Europian kanë arritur një marrëveshje e cila hedh bazat e para të një tregu të vetëm telekomunikacioni për Unionin. Çfarë do të thotë kjo?

Duke filluar nga data 15 Qershor 2017, qytetarët Europian do të përfitojnë të njëjtat tarifa në Roaming ashtu siç tarifohen në vendet e tyre ku jetojnë. Gjithashtu të gjithë konsumatorët që zotërojnë pako me minuta, sms dhe MB do të mund ti shfrytëzojnë ato edhe në Roaming pas asnjë kosto shtesë.

Komisioni Europian gjithashtu do të vendosë disa rregulla për të ndaluar abuzimet e tilla si qëndrimi përherë në Roaming. Për shembull një konsumator mund të blejë një kartë SIM në një tjetër vend Europian ku çmimet janë më të lira për ta përdorur atë në shtëpi ose nëse një konsumator qëndron në Roaming përherë duke shfrytëzuar kartën e tij SIM blerë në vendin e tij. Për të parandaluar këtë do të vendoset një limit kohor në Roaming dhe nëse tejkalohet do të tarifohen me një kosto realitivisht shumë të ulët.

Gjithashtu rregulla të tjera do të implementohet për të parandaluar bllokimin e përmbajtjeve, aplikacioneve apo shërbimeve. Në këtë aspekt po punohen me neutralitetin e Internetit, bazat e së cilët filluan të hidheshin në SHBA pak muaj më parë. (PCWorld Albanian)

Bashkimi Europian heq tarifat Roaming duke filluar nga Qershori i 2017-tës për 28 vendet anëtare
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)