Bashkëthemeluesi i Mozilla Brendan Eich zbuloi shfletuesin Brave

Publikuar më: 22-01-2016

brave-browser-640x318Bashkëthemeluesi i Mozilla dhe krijuesi i gjuhës së programimit Javascript, Brendan Eich, ditën e djeshme prezantoi një shfletues të ri quajtur Brave dhe veçantia e tij qëndron tek bllokimi i reklamava online.

Jo vetëm që i bllokon por i zëvendëson me reklama vetjake dhe si rezultat kompania fiton 15 % e të ardhurave gjeneruar nga reklamat e reja. Shfletuesi në versionin 0.7 është me kod të hapur.

Është i disponueshëm në Mac, Windows, Linux, iOS dhe Android. Versioni për iOS është i bazuar në Firefox për iOS ndërsa version desktop është i bazuar në kodin e Chromium. Shkarkimi i tij është i mundshëm vetëm përmes regjistrimit duke klikuar “Sign up for Beta”uebfaqen e shfletuesit.

Esencialisht, shfletimi në ueb padyshim është më i sigurtë dhe i shpejtë pa reklama dhe këtë gjë duhet ta keni vënë re me shtojcat si Adblock. Por ky nuk është rast i shfletuesit Brave sepse thjeshtë zëvendëson reklamat duke mos i bllokuar terësisht shkruante ARS Technica.

Akoma nuk e dimë sesi krahasohet shfletuesi i ri me Firefox, Chrome dhe Edge në aspektin e performancës. Një tjetër paqartësi ngelet tek gjenerimi i të ardhurave. Siç thamë më lart Eich u shpreh se Brave fiton 15 % të të ardhurave ndërsa 55 % shkojnë për reklamuesin. Ajo që ngjall kureshtje është se 15 % kthehen tek përdoruesi, të ardhura të cilat mund ti përdorin për të kryer pagesa në shuma të vogla në uebfaqet online. Sesi do të funksionojë kjo në praktikë askush akoma se di. (PCWorld Albanian)

Bashkëthemeluesi i Mozilla Brendan Eich zbuloi shfletuesin Brave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)