Babai i internetit, Tim Berners Lee, kërkon ta rimarrë atë nga Facebook dhe Google

Publikuar më: 11-08-2016

tim-berners-lee-1500-1200x0Kur rrjeti mbarë botëror filloi në mes të 1990, ëndrra nuk ishte vetëm e madhe, por u përkiste të gjithëve. Secili do të kishte faqen e tij, secili do të postonte mendimet e tij – ato nuk u quajtën blogje deri në 1999 – dhe secili do të ishte pronar i të dhënave të veta. Interneti përbëhej nga nyje të lidhura nga lidhje, pa qendër.

Kohët kanë ndryshuar shumë. Tani një grusht kompanish zotërojnë zona të mëdha të aktivitetit të internetit- Facebook për rrjetin social, Google për kërkimet, eBay për ankandet- dhe në kuptimin e plotë të fjalës zotërojnë të dhënat që përdoruesit e kanë dhënë dhe prodhuar. Kjo i jep këtyre kompanive fuqi të pashembullt mbi ne, dhe i jep atyre një avantazh konkurrencë kaq të madhe sa është marrëzi të mendosh se ti mund të hapësh një biznes tëndin që do t’i mposhtësh ato në lojën e tyre. Fakti se Facebook tashmë ka të dhëna nga profilet e 1.7 miliard përdoruesve dhe, më me shumë rëndësi, historinë e ndërveprimeve të përdoruesve të tij, do të thotë që ti nuk do të tërheqësh shumë investitorë të mençur. Plus aty janë të gjithë shokët e tu, tashmë.

Kjo ka frymëzuar përpjekje të reja për të de-centralizuar rrjetin. Dy nga përpjekjet më të rëndësishme- disa do të numëronin edhe blockchain si një kontributor të tretë – janë shumë premtuese. Pyetja është nëse do të mjaftojnë.

E para vjen nga Tim Berners-Lee i cili shpiku rrjetin dhe na e dha neve si një dhuratë, pa patenta, të drejta autori, apo marka tregtare. Projekti i ri i Berners-Lee, duke u zhvilluar në laboratorin e tij në MIT, i quajtur Solid(të dhëna sociale të lidhura/ social linked data), ëshrë një mënyrë që ju të zotëroni të dhënat e juaja ndërkohë që i ofroni për shërbimet dhe aplikacionet që përdorni.

Me Solid, ju i ruani të dhënat tuaja në “pods” (enë/kuti/kontejner) (depo personale online të të dhënave) që janë të hostura nga kudo të doni ju. Por Solid nuk është vetëm një sistem ruajtje: ai i lejon aplikacionet e tjera të kërkojnë të dhëna. Nëse Solid i jep një vërtetim aplikacioneve – me më shumë rëndësi – nëse ju i jepni leje që ato të përdorin të dhënat tuaja, Solid i dërgon ato.

Për shembull, ju mund të mbani të informacionin tuaj personal në një nga shumë kutit: lloji i të dhënave për veten, nga ai që gjeni në një profil Facebook; një listë shokësh, familjarëve, dhe kolegëve; informacioni juaj bankar; harta ku keni udhëtuar; pak informacion mjekësor. Në këtë mënyrë nëse dikush ndërton një aplikacion rrjeti social të ri – ndoshta të konkurrojë kokë-më-kokë me Facebook, ose, me shumë mundësi,  të ofrojë shërbime të specializuara tek njerëzit me interesa të përbashkët— ju mund të bashkoheni duke i dhënë leje që të përdori informacionin e duhur në kutinë tënde. Të dhënat në kutinë tënde do të mbeten të juaja në kuptimin e plotë të fjalës: krejtësisht nën kontrollin tuaj, të ruajtura ku preferoni ju, dhe të përdorshme vetëm nga aplikacionet që ju i keni dhënë leje.

 The InterPlanetary File System (IPFS)

Ky sistem merr një tjetër drejtim. Ai fillon nga bindja që edhe zotërimi i faqeve të internetit të identifikuar nga një shënjues tek serveri që i ruan ato është shumë e centralizuar. Pse jo, në vend të kësaj, të shkojmë në drejtimin e BitTorrent dhe të lejojmë kompjuterë të ndryshëm të furnizojnë pjesë të faqes në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë nëse një server dështon, nuk dështon e gjithë faqja. IPFS duhet ta bëjë rrjetin më elastik, dhe do të jetë shënjestër e më pak censurimeve.

Për të përdorur IPFS në këtë pikë, ju mund të instaloni një shtojcë të Chrome dhe Firefox, ose t’i drejtoheni një zgjidhjeje më profesionale si command-line. IPFS shpreson, që standardet e tyre do të pranohen nga W3C dhe IETF, grupet që vendosin se çfarë numërohet si një pjesë zyrtare e rrjetit. Kjo do të ndihmonte të motivonte shfletueset të ndërtonin një përkrahje të brendshme për protokollin e ri.

A do ta de-centralizojnë internetin Solid dhe IFPS? Kjo varet vetëm nga kërkesa. (PCWorld Albanian)

Babai i internetit, Tim Berners Lee, kërkon ta rimarrë atë nga Facebook dhe Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)