Axhenda zyrtare e Microsoft zbulon funksionalitetet e reja që do të bëhen pjesë e Windows 10

Publikuar më: 11-04-2016

windows-10-100570907-orig-100655349-largeMicrosoft zbuluar disa nga të reja që pritet ti bashkohen Windows 10-tës në të ardhmen duke prezantuar një axhendë zyrtare në uebfaqen e kompanisë. Kjo axhendë përmban funksionalitete të shumta të cilat nuk janë përmendur fare si pjesë e përditësimit Windows 10 Anniversary.

Më së shumti ajo flet për bizneset edhe pse ka hapësira edhe për konsumatorët individualë. Disa nga funksionalitetet që pritet ti shtohen janë si mëposhtë:

  1. Telefonët Windows dhe Android do të sinkronizohen me kompjuterat Windows
  2. Veshjet inteligjente si Microsoft Band 2 do të shkyçin kompjuterat Windows
  3. Teknologjia Continuum do të sjellë kontrollerët me prekje në ekranet me prekje
  4. Kompjuterat Windows do të mund të transmetojnë ekranet e tyre edhe në kompjutera të tjerë Windows
  5. Microsoft Edge do të fitojë mbështetjen për njoftimet nga uebfaqet si Facebook
  6. Njoftimet e Cortana do të shfaqen në Qendrën e Njoftimeve

Sigurisht që këto plane mund të ndryshojnë. Axhenda e publikuar përmban edhe një seksion për funksionalitetet që mund të mos aprovohen. Në lidhje me momentin se kur do të jetë të disponueshme për masat, Microsoft tregohet goxha i rezervuar ku asnjëra nga të lartpërmendurat akoma nuk kanë mbërritur në versionet Insider të Windows 10. (PCWorld Albanian)

Axhenda zyrtare e Microsoft zbulon funksionalitetet e reja që do të bëhen pjesë e Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)