Biznes

Avast finalizon blerjen e AVG, një entitet i vetëm nga data 3 Tetor

Oct 1 2016
0 Shpërndarje

avast-930x520Pas plot 3 muajsh nga zyrtarizimi i planeve për blerjen e rivalit AVG për 1.3 miliard dollar, Avast zbuloi se marrëveshja është përfunduar. Duke filluar nga data 3 Tetor dyshja do të funksionojë si një entitet i vetëm.

Shefi i Avast, Vince Steckler, do të drejtojë kompaninë dhe të ardhurat e saj prej 700 milion dollarësh. Dy kompanitë së bashku numërojnë 400 milion përdorues në mbarë botën që i bie të jetë 40% e konsumatorëve.

Origjina e të dy kompanive fillon nga Ceko-Sllovakia në vitet 1980-1990. Gradualisht ata u rritën për tu bërë lojtarë madhor në tregun e sigurisë kompjuterike dhe së fundi edhe në platformat mobile.

Transaksioni ka marrë dritën jeshile nga bordet e të dy kompanive. Avast tani zotëron 87.3% të aksioneve të AVG. (PCWorld Albanian)

Tags >

Avast
Lajmet e fundit>