Avast blen rivalët e AVG për 1.3 miliard dollar

Publikuar më: 07-07-2016

p1040537Gjigandi i softuerit të sigurisë Avast Software ka ditën e sotme njoftoi blerjen e rivalit AVG Technologies. Avast do të paguajë 25 dollar për çdo aksion të AVG-së një marrëveshje e cila do të rezultojë në shifrat e 1.3 miliard dollarëve.

Themeluar në Çekosllovaki në 1990, AVG është shndërruar në një nga markat më të shquara për zhvillimin e aplikacioneve të sigurisë në platformat desktop dhe mobile. Ndërsa origjina e Avast vjen po ashtu nga Çekosllovakia dhe është themeluar në 1988 në Pragë. Që atëherë Avast është rritur për tu bërë një nga firmat lider të sigurisë online. Raportohet se 1/5 e tregut global të antivirusëve kontrollohet nga Avast.

Edhe pse fokusi kryesor i kompanisë është siguria online, në fillim të 2016-tës Avast “devijoi” në fusha të tjera me prezantimin e inciativës Wi-Fi Hotspots për të zbuluar pikat më të mira të aksesit wireless në Internet në të gjithë botën duke shfrytëzuar të dhëna grumbulluar nga aplikacionet e saj.

Avast tha se blerja e AVG-së do ti krijojë kompanisë më shumë avantazhe teknologjike dhe gjeografike. Dy kompanitë e kombinuara do të numëronin mbi 400 milion konsumatorë. Marrëveshja pritet të finalizohet mes Shtatorit dhe Tetorit të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Avast blen rivalët e AVG për 1.3 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)