- Së shpejti vetëm duke thënë “Okay Google” do të mund të kërkohet nga kompjuterët
- Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë
- Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive
- Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie
- Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?
- 5 probleme që duhet të rregullojë Microsoft-i në aplikacionet e Office-it në ueb
- BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect
- Dead Island: Riptide në krye 3 javë radhazi
- Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3
- “Mad Genius” mund të bëhet kontrolluesi i lëvizjeve revolucionar i lojërave
- Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco
- Manhunt vjen në PSN këtë javë
AVADirect shpërndan All-in-One me prekje dhe sistem Intel CAP08
Publikuar më: 17-08-2012
AvaDirect njoftoi për një sistem të ri AIO me ekran LED me prekje, FullHD 1080p, 21.5-inç me rezolucion 1920x1080, të quajtur Intel CAP08.
Pajisja më e fundit AIO e AVADirect është e ndërtuar rreth platformës Intel Q77 mini-ITX dhe përfshin një sasi të madhe përditësimesh nga më të rejat dhe më të fundit, me një çmim rreth 777$.
Ky çmim nuk është i shtrenjtë për një sistem ekrani me prekje AIO. Në qoftë se nuk i bëni asnjë ndryshim, sistemi përfshin në të një proçesor Intel Pentium G620 dual-core me shpejtësi 2.6GHz, kujtesë RAM DDR3 4GB, kujtesë të brendshme 750GB, lexues/shkrues DVD 8X, Wi-Fi 802.11b/g/n dhe sistem operimi Windows 7 Home Premium 64-bit.
Është një organizim i mirë i sistemit, por gjithsesi ju mund të bëni ndryshime dhe ta konfiguroni deri në një procesor Intel Core i7 3770S (Ivy Bridge), 16GB RAM dhe 1TB memorje të brendshme.
Në përpjekje për të balancuar çmimin me performancën, u bënë goxha ndryshime me konfigurimet e saj dhe u arrit në një çmim 1,132$ i cili konsiston në një Core i7 3470S quad-core Ivy Bridge, 16GB Crucial DDR3-1600 RAM, kujtesë të brendshme 750GB, lexues Blue-Ray, shkrues DVD, lidhje Wireless dhe sistem operimi Windows 7 Home Premium 64-bit.
Ju mund të zgjidhni dhe vetë konfigurimet duke klikuar në adresën zyrtare të AVADirect. (PCWorld Albanian)