Biznes

Autoritetet Italiane hetojnë politikat e reja të përdorimit të WhatsApp

Oct 31 2016
0 Shpërndarje
Autoritetet Italiane hetojnë politikat e reja të përdorimit të WhatsApp

An illustration photo shows the Whatsapp application logo on a mobile phone in Rio de Janeiro, BrazilAutoritetet Italiane thanë ditën e Premte se kanë hapur një hetim ndaj politikave të reja të shkëmbimit të të dhënave mes platformës më popullore të komunikimit në planet, WhatsApp dhe rrjetit social Facebook.

Gjatë muajit Gusht WhatsApp tha se do të fillonte shkëmbimin e numrave telefonik me rrjetin social duke shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e rregullatorëve Europianë.

Agjensia Italiane tha se hetimi përqendrohet në faktin se përdoruesit mund të jenë detyruar nga WhatsApp të pranojnë politikat e reja nëse duan të vijojnë shfrytëzimin e shërbimit.

Si rezultat WhatsApp rrezikon deri në 5 milion Euro gjobë. Një zëdhënës i kompanisë tha se WhatsApp po punon nga afër me autoritetet në mënyrë që adresojë shqetësimet e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>