Gjermania kërkon shfuqizimin e marrëveshjes së të dhënave mes Facebook dhe WhatsApp

Publikuar më: 27-09-2016

A 3D printed Whatsapp  logo is seen in front of a displayed stock graph in this illustration taken April 28, 2016. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Rregullatori Gjerman i privatësisë urdhëroi ditën e Marte rrjetin social Facebook të ndalojë ndarjen e informacionit të qytetarëve Gjermanë mes aplikacionit WhatsApp dhe atij Facebook.

Në të njëjtën kohë autoritetet Gjermane urdhëruan rrjetin social të fshijë çdo informacion të grumbulluar nga WhatsApp gjer më sot.

Komsioni Gjerman për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirisë së Informacionit tha se Facebook kishte shkelur ligjet e privatësisë pa marrë asnjë leje nga 35 milion përdoruesit e WhatsApp në Gjermani.

“Pas blerjes së WhatsApp nga Facebook dy vite më parë publiku u sigurua se informacioni nuk do të ndahej mes tyre,” tha komisioneri Johannes Caspar. Rrjeti social më i madh në botë bleu WhatsApp për 19 miliard dollar dy vite më parë.

Komisioni shprehej se Facebook dhe WhatsApp janë dy kompani të pavaruara dhe të dhënat e përdoruesve të tyre do ti nënshtrohen rregullores dhe politikave të privatësisë së kompanive respektive. (PCWorld Albanian)

Gjermania kërkon shfuqizimin e marrëveshjes së të dhënave mes Facebook dhe WhatsApp
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)