Autoritetet Gjermane kërcënojnë marrëveshjen e WhatsApp me Facebook

Publikuar më: 22-09-2016

whatsappAutoriteti Gjerman për Mbrojtjen e konsumatorëve ka kërcënuar me veprime ligjore kundër WhatsApp pas marrëveshjen shumë të diskutuar për ndarjen e të dhënave me rrjetin social Facebook.

Dy kompanitë janë ballafaquar me kritika të ashpra nga përdoruesit e tyre. Informacioni personal i përdoruesve të WhatsApp do të shërbejë si bazë informacioni për reklamat e shënjestruara të Facebook.

Por autoritetet Gjermane kanë thënë se WhatsApp mund të përballet me veprime ligjore mbi faktin se ajo çfarë thotë është tradhti nga WhatsApp.

“Kur Facebook mori WhatsApp në 2014, ato u betuan se shërbimi i WhatsApp do të mbetej i pavarur,” shkroi organizata në një deklaratë. “Konsumuesit i besuan se informacioni i tyre do të mbeste  vetëm në WhatsApp dhe se asnjë informacion nuk do të kalojë tek Facebook. Besimi ka humbur.”

Ata thanë se WhatsApp duhet ti ndryshojë kushtet të cilat janë planifikuar të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji. Nëse nuk i ndryshon, atëherë autoritetet do të vënë në funksion gjithë fuqinë e ligjit. (PCWorld Albanian)

Autoritetet Gjermane kërcënojnë marrëveshjen e WhatsApp me Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)