Autoritetet Europiane kërkojnë informacion për politikat e reja të WhatsApp dhe hakimin e Yahoo-së

Publikuar më: 28-10-2016

A 3D printed Whatsapp  logo is seen in front of a displayed Facebook logo in this illustration takenAutoritetet Europian të Privatësisë thanë ditën e Premte se kishin paralajmëruar WhatsApp dhe Yahoo në kontekstin e ngjarjeve të ndodhura së fundi ku WhatsApp lajmëroi këmbimin e informacionit me Facebook dhe Yahoo zbuloi hakimin më të madh në industri.

Bashkimi Europian tha se kishin patur shqetësime serioze rreth ndryshimit të politikave të privatësisë nga WhatsApp të cilat do ti ofronin numrat e përdoruesve rrjetin social më të madh në botë.

Autoritetet kërkuan nga WhatsApp që të qartësojë politikat e reja duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këmbimit të informacionit me Facebook gjersa të merren masat e duhura për mbrojtjen e konsumatorit.

Një zëdhënëse e WhatsApp tha se kompania po punonte nga afër me autoritetet për të adresuar shqetësimet e tyre. Në të njëjtën kohë Bashkimi Europian dërgoi një letër pranë Yahoo lidhur me hakimin e 2014-tës ku janë prekur 500 milion përdorues.

Ata kërkuan informacion rreth çdo të dhëne të hakuar duke njoftuar edhe përdoruesit e prekur. Të dy çështjet do të diskutohen nga rregullatorët në Nëntor. (PCWorld Albanian)

Autoritetet Europiane kërkojnë informacion për politikat e reja të WhatsApp dhe hakimin e Yahoo-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)