Autoritetet Britanike do të monitorojnë ndarjen e informacionit mes WhatsApp dhe Facebook

Publikuar më: 27-08-2016

A 3D printed Whatsapp  logo is seen in front of a displayed stock graph in this illustration taken April 28, 2016. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Autoriteti Rregullator Britanik i privatësisë së të dhënave njoftoi ditën e Premte se do të monitorojë ndarjen e të dhënave mes platformës popullore të komunikimit WhatsApp me rrjetin social Facebook pas implementimit të politikave të reja të privatësisë.

Zyra Britanike e Informacionit tha se disa përdorues mund të ndihen të kërcënuar nga mungesa e kontrollit ndaj informacioneve personale me politikat e reja të privatësisë prezantuar nga WhatsApp, megjithatë për disa të tjetër është një lëvizje pozitive.

WhatsApp, shërbim i cili numëron më shumë se 1 miliard përdorues, njoftoi ditën e enjte se do të fillojë ndarjen e të dhënave me rrjetin social Facebook përfshi edhe numrat celular duke hapur rrugë mundësive të reja të reklamimit dhe rekomandimeve më të përshtatshme të miqve në Facebook.

Megjithatë autoriteti rregullator në fjalë nuk ka fuqinë e duhur për të bllokuar një lëvizje të tillë. “Organizatat nuk kanë nevojë për aprovim nga Zyra e Informacionit por kanë detyrimin ti përmbahen ligjeve të mbrojtjes së të dhënave në fuqi,” u shpreh komisionerja Elizabeth Denham.

Por WhatsApp krahas njoftimit të politikave të reja të privatësisë tha se përdoruesit kanë mundësi të bllokojnë ndarjen e informacionit me Facebook. Kompania u shpreh se ndryshimi erdhi si rezultat i eksplorimit të formave të reja të komunikimit për bizneset në platformën e saj. (PCWorld Albanian)

Autoritetet Britanike do të monitorojnë ndarjen e informacionit mes WhatsApp dhe Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)