Automattic blen të drejtat e përdorimit të .blog për 19 milion dollar, uebfaqet e para nga fundi i vitit

Publikuar më: 13-05-2016

pr_sharable-930x427Automattic, kompania pas platformës së njohur të menaxhimit të përmbajtjeve online WordPress.com njoftoi ditën e djeshme se ka siguruar të drejtat e përdorimit të uebfaqeve në domeinin .blog.

Një zëdhënës i kompanisë bëri të ditur se kjo blerje u realizua në bashkëpunim me Primer Nivel, një kompani e cila është e fokusuar në blerjen e domeineve të një profili të lartë. Shefi ekzekutiv i Automattic, Mat Mullenweg, tha se kjo u ka kushtuar dy kompanive plot 19 milion dollar.

Automattiv planifikon të ofrojë këtë domein për përdoruesit e WordPress.com por jo ekskluzivisht sepse .blog mund të shfryëtzohet nga kushdo edhe ata që kanë një faqe të personalizuar apo e hostojnë në një server të caktuar.

Uebfaqet e para me .blog do të shfqen nga fundi i vitit dhe Automattic ka hapur një fushatë për të gjithë ata që duan të blejnë të drejtën e përdorimit të doeminet edhe në uebfaqet e tyre. (PCWorld Albanian)

Automattic blen të drejtat e përdorimit të .blog për 19 milion dollar, uebfaqet e para nga fundi i vitit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)