Audi, BMW dhe Daimler do të blejnë shërbimin e hartave dixhitale Nokia Here për 2.7 miliard dollar

Publikuar më: 22-07-2015

nokia-here-maps-3-d-100568024-largeAudi, BMW dhe Daimler do të bashkojnë forcat për të blerë shërbimin e hartave dixhitale të Nokia, HERE, për 2.7 miliard dollar. Ato gjithashtu po planifikojnë të ftojnë të tjera kompani që të bëhen pjesë e këtij konsorciumi.

Marrëveshja mund të nënshkruhet në ditët në vazhdim ndërsa një njoftim zyrtar mund të bëhet javën e ardhshme. Këto informacione vinë nga tabloidët e Wall Street Journal, Bloomberg dhe gazetës gjermane Manager Magazin. Të gjitha raportimet bazohen në burime anonime brenda kompanive.

Edhe startup-i amerikan Uber ishte i interesuar për blerjen e këtij shërbimi por që kohët e fundit duket të jetë tërhequr nga proçesi i blerjes. As Nokia e as Audi nuk kanë bërë një koment ndërsa BMW dhe Daimler refuzuan të komentonin.

Nga ana tjetër Nokia kishte shpresa ta shiste këtë shërbim për 4 miliard dollar. Ekzekutivët e kompanisë mendohet të jenë të zhgënjyer sepse Nokia kishte paguar 8 miliard dollar për Navteq në 2007-tën.

Ajo që ngelet për tu parë është nëse kompanitë do të vijojnë të investojnë në zhvillimin e platformës në të ardhmen. Hartat dixhitale nuk janë një treg i braktisur por që kërkojnë investim konstant në mënyrë që të ngelet një shërbim kompetitiv. (PCWorld Albanian)

Audi, BMW dhe Daimler do të blejnë shërbimin e hartave dixhitale Nokia Here për 2.7 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)