AT&T dhe Evleaks konfirmojnë prezantimin e Galaxy S7 në Janar

Publikuar më: 15-11-2015

DSC_1903Të gjithë e njohin Evan Blass me llogarinë @evleaks në rrjetin social Twitter i cili në të kaluarën ka rezultuar një burim i besueshëm informacionesh në lidhje me industrinë mobile.

Të Premten, ai shkroi në rrjetin social Twitter se Telekomi Amerikan, AT&T, po testonte dy variante të Galaxy S7 me emërtimet e koduara SM-G930A dhe SM-G935A me një debutim të mundshëm në ditët e para të 2016-tës.

Vetë gjigandi korean ka dhënë shenjat e para se Galaxy S7 do të mbërrinte me herët sesa zakonisht përforcuar edhe nga një raport i Reuters duke cituar burime koreane pak javë më parë. Evenimenti tradicional i fillim vitit CES 2016 duket momenti perfekt për zyrtarizimin e Galaxy S7-tës.

Jo pak herë në të kaluarën Samsung ishte përpjekur të prezantonte modelet e reja të linjës Galaxy S përpara Kongresit Mobil Botëror i cili heq siparin në fund të muajit Shkurt.

Por pyetja më intriguese ngelet “Pse-ja”. Galaxy S6 dhe S6 Edge padyshim janë dy nga telefonët më të mirë sot në treg. Një arsye e fortë mund të jetë tendenca e Samsung për të konkurruar më drejtpërdrejt me Apple dhe modelet e reja iPhone 6S dhe 6S Plus.

Forbes shkruante se një teori potenciale mund të jetë debutimi i Samsung në CES 2016 për të rezervuar Kongresin Mobil Botëror për një produkt tjetër të ri. Në lidhje me detajet e Galaxy S7, pak kemi dijeni. SamMobile ka njoftuar se Galaxy S7 do të vijë në dy variante: Mr proçesor Exynos dhe Sanpdragon 820. (PCWorld Albanian)

AT&T dhe Evleaks konfirmojnë prezantimin e Galaxy S7 në Janar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)