Asus ZenWatch 3 del në shitje në Nëntor për 229 dollar

Publikuar më: 07-10-2016

zenwatch-3-840x482Kanë qenë të pakta orët inteligjente e reja inteligjente me Android Wear këtë vit por është një që pritja ja vlen: Asus ZenWatch 3. Kompania e prezantoi orën gjatë muajit Shtator dhe me shumë gjasa është ora e parë inteligjente me Android Wear që me të vërtetë ja vlen që nga çmimi tek dizajni.

Sipas Asus ora del në shitje në Nëntor me çmim prej 229 dollarësh. Krahasuar me orët e tjera në treg, është me të vërtetë një çmim i arsyeshëm. Gear S3 kushton 400 dollar ndërsa orët Huawei nga 250 dollar në 600 dollar sipas konfigurimit.

ZenWatch 3 ka një ekran rrethor 1,39 inç AMOLED me rezolucion 400×400. Fuqizohet nga procesori Snapdragon Wear 2100 dhe një bateri 340 mAh.

Hardueri tjetër është pothuajse i gjithë një standart si 512MB RAM, 4GB memorje dhe certifikim IP67. Asus Zenwatch 3 vjen me 50 fytyra dhe me shumë gjasa do të marrë përditësimin Android Wear 2.0. (PCWorld Albanian)

Asus ZenWatch 3 del në shitje në Nëntor për 229 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)