ASUS ZenPad 8: Tableti i ri dhe rivali më i egër i Nexus 9 dhe iPad Mini

Publikuar më: 11-07-2015

asus-zenpad-8

ASUS ka një emër mjaft të mirë me laptopët e saj e tani kompani po shtyn drejt botës mobile. Në muajin Maj u prezantuam me një smartfon mjaft kompakt dhe cilësor për çmimin që ofron, Zenfone 2, e tani ju mund të blini tabletin ZenPad 8 i cili është po aq cilësor.

Ky tablet ka komponentë hardueri si dhe dizajn të përafërt me smartfonin. Ai është gati për të qëndruar në një linjë me iPad Mini por që kushton shumë më pak: vetëm 199 dollar.

Më i rëndësishëm se asgjë në këtë tablet është proçesor katër bërthamësh Intel Atom Z3530. Ai vjen i paisur me 2 GB RAM, ekran 8 inç 2048 x 1536, kamër të pasme 5 megapiksel, jetëgjatësi baterie 8 orë, kapacitet 32 GB dhe mbështetje për kartat microSD. Ky tablet jo vetëm që është zgjedhja e duhur krahasuar me iPad Mini por edhe me tabletët e Samsung dhe Nexus 9 që kanë blinduar çmimin 399 dollar.

ASUS gjithashtu do të ofrojë edhe modele më të mira të ZenPad me proçesorë më të mirë dhe me më shumë memorje RAM. Çmimet e tjera akoma nuk janë publikuar. Natyrisht që nuk do të mungojnë Android Lollipop 5.0 në këtë tablet duke marrë parasysh performancën e mirë që shfaqte në Zenfone 2. (PCWorld Albanian)

 

ASUS ZenPad 8: Tableti i ri dhe rivali më i egër i Nexus 9 dhe iPad Mini
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)