Asus ZenFone 2: Mos e gjykoni nga pamja e jashtme

Publikuar më: 22-06-2015

zenphone2_1865-100585524-large

Ndoshta në pamje të parë Asus ZenFone 2 do t’ju duket një telefon jo-premtues por këtu vlen të përdoret shprehja ‘Mos gjyko bazuar në pamjen e jashtme’. Duke qënë se bëhet fjalë për një smartfon të nivelit buxhetor, ai i ofron përdoruesit një eksperiencë tepër pozitive. Kjo vihet re që nga hardueri i tij i cili është tepër i fuqishëm për të suportuar cdo detyrë që një smartfon i nivelit të lartë mund të kryejë. Aftësitë e kamerës janë premtuese gjithashtu. Me një cmim prej 200 dollarësh për versionin 2GB RAM dhe 16 GB memorie dhe 300 dollar kundrejt 4GB memorie dhe 64GB memorie, jua sugjerojmë të zgjidhni këtë telefon nëse po mendoni të blini një të ri. Për më tepër ja cilat janë karakteristikat e këtij smartfoni.

Një dizajn i kënaqshëm

Metali i përdorur në këtë smartfon duket mirë por është nevoja për më tepër se kaq për ta future Asus ZenFone në listën e smartfonave të bukur për syrin. ZenFone 2 cilësohet si një smartfon solid dhe shumë i ngjashëm me dizajnin e një kompjuteri.

zenfone2_2130-100591645-large

Realisht duket sikur Asus ka kombinuar disa pjesë të laptopëve të saj të vjetër dhe ka ndërtuar një smartfon. Në pjesën e pasme të këtij smartfoni është vendosur një buton i cili është tepër i vështirë për tu shtypur.

zenfone2_2113-100591648-largePër më tepër dhe butoni i fikjes/ndezjes është i parehatshëm. Nëse do të hiqni kapakun e pjesës së pasme do të vini re se ky smartfon mund të përdoret me dy karta SIM dhe ka vend dhe për një kartë memorie. Bateria nuk mund të cmontohet.

Ekrani 1080 piksel

ZenFone 2 ka një ekran të madh me përmasa 5.5 inch dhe rezolucion 1080 piksel i cili është i shkëlyqer për shikimin e videove dhe leximin e librave online.

zenfone2_2118-100591647-largeSigurisht që mos prisni që ngjyrat të jenë njëlloj me ato të ekranit Super AMOLED të Samsung. Ngjyrat nuk janë shumë të forta por ju mund ti konfiguroni ato manualisht me kalibrin e ngjyrave.

 

I shpejtë

Sic e thamë dhe më lart ZenFone 2 vjen në dy modele të ndryshme; versioni me procesor 1.8GHz dhe 2GB RAM dhe ai me procesor 2.3GHz i shoqëruar nga 4GB RAM.

zenfone2-benchmarks-vellamo1-100591826-large

 

Sipas testeve ka rezultuar se ZenFone 2 është pothuajse i mirë  në funksionimin e aplikacioneve. Performanca e tij është në të njëjat nivele me atë të Galaxy S5 të Samsung. Përdoruesit pranojnë se ka disa probleme dhe ka raste që dhe sistemi operativ ngec.

zenfone2-benchmarks-pcmark1-100591825-large

Bateria mund të ishte dhe më e mirë

Asus e ka pajisur këtë smartfon me një bateri me kapacitet 3000mAh, i njëjti kapaciteti me atë të LG G4 por më i madh se Galaxy S6 dhe HTC One M9.

zenfone2-battery-pcmark-100592013-large

Por dihet që CPU-të e Intel nuk shquhen për eficenc në konsumin e baterisë ndaj mos prisni ndonjë gjë të madhe nga bateria e ZenFone 2. Kohëzgjatja e baterisë së këtij smartfoni mund të cilësohet si mesatare.

Kamera e ngadaltë me aftësi të pakta në kushte të ulta drite

Kamera kryesore 13 megapiksel e ZenFone 2 bën një punë të mirë dhe kompozimi i ngjyrave në foto është i kënaqshëm. Problemi qëndron në kohën e shkrepjës, ku kamera është tepër e ngadaltë në disa raste sidomos kur përdoret flashi. Fotot nuk kanë rezolucion të plotë dhe gjithashtu mungon stabilizimi optik i imazhit.

zenfone2_2138-100591644-large

Por në tërësi kamera bën një punë të mirë krahasuar me kamerat e tjera të të njëjtit nivel, megjithatë mos e përdorni këtë smartfon për të shkrepur momente të rëndësishme të jetës suaj. Dhe kamera frontale 5 megapiksel është për tu vlerësuar, ajo ofron një sërë veglash për modifikimin e fotove por ju sugjerojmë mos ti provoni pasi mund t’ju bëjnë të dukeni si alien. ZenFone 2 ofron gjithashtu një funksionalitet videosh GIF, shpejtësinë e të cilit mund ta zgjidhni sipas dëshirës.

Sistemi operativ Lollipop

Ndërfaqja e përdoruesit që ofron ky smartfon është tepër cilësore dhe kjo në sajë të sistemit operativ Lollipop. Problemi qëndron në numrin e madh të aplikacioneve të parainstaluara, shumica prej tyre janë të padobishme.

zenfone2_2123-100591819-large

Temat janë pjesa më interesante e ndërfaqes, ato janë nga më të shumëllojshmet dhe i përshtaten pa dyshim shijeve të përdoruesve. Ju mund ta ndërtoni ndërfaqen tuaj sipas preferencave, vini në punë imagjinatën. (PC World Albanian)

Asus ZenFone 2: Mos e gjykoni nga pamja e jashtme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)