Asus Zen AiO Z240IC, një rival i frikshëm i iMac në cilësi dhe çmim

Publikuar më: 28-01-2016

fg-2-100631089-largeNuk kanë qenë të ralla rastet kur Asus ka rivalizuar Apple në dizajn. Në të vërtetë çdo me emërtimin Zen në të i është afruar bindshëm magjisë së iMac-eve.

Produkti më i ri i kësaj linje, Zen AiO (All in One) është magjik. Me ekran Ultra HD 3840×2160 njohur si 4K, Asus i shpall luftë haptazi Apple. Densiteti i lartë i pikselave e bën gjë të shfaqur në ekran më të qartë dhe të pastër.

Komponentët

Çdo komponent i Zen AiO është elite duke filluar: Proçesor Skylake Core i7-6700T, 16 GB RAM DDR4 2133 Mhz, Nvidia GeForce GTX 960M (si dhe grafikat e integruara Intel HD 530) dhe 512 GB Samsung SM951 SSD.s1920x1080_ca68175bd_104188_b-100634216-large

Lista e portave të konektivitetit është kjo: katër porta USB 3.0, një portë USB 2.0, dhe një portë USB 3.1 C. Gjithashtu ofron dy porta HDMI 1.4, një portë kufjeje dhe një portë mikrofoni, një portë Ethernet dhe një lexues kartash SDHC.

Performanca

Ajo që mund të prisni nga ky desktop është shumë më shumë sesa ofrojnë pjesa më e madhe e desktopëve sot në treg. Me një rezultat prej 2,930 pikësh në PCMark, Zen AiO është padyshim i frikshëm.

Në 3D Mark karta grafike GTX 960M shënoi 4,076 pikë në testimet FireStrike, 13,262 pikë në testimet Sky Diver dhe 17.433 pikë në testimet Cloud Gate. Video loja Tomb Radier mund të luhet në 30 frekuenca në sekond në rezolucion 2160p, 92 fps në rezolucion 1080p. Bioshock funksiononte me 102 fps në 720p, 147 fps në 1080p dhe 46 fps në 20160p.fg-100631090-large

Disku solid që bart markën e Samsung shënoi një shpejtësi leximi prej 1,888 MBps dhe leximi prej 1511 MBps.

Kostoja

Po Zen AiO është një rival direkt i iMac por që do të përfitoni shumë më tepër për më pak para. Një iMac 21.5 Inç kushton 2,400 dollar ndërsa Z240 AiO vetëm 1899 dollar. I pari nuk ofron një kartë grafike diskrete dhe fuqizohet nga proçesorë Broadwell të gjeneratës së 5 përkundër proçesorëve Skylake të gjeneratës së gjashtë që i bart Zen AiO.s1920x1080_z240_07-100634217-large

Po ajo që do të kuptoni është ndjesia e elegancës që të ofron Apple me iMac përkundër Asus me Zen AiO. Megjithatë edhe ky i fundit ngelet një opsion shumë serioz. Ofron stil, ka ekran fantastike dhe është i shpejtë për punë dhe video lojëra. (PCWorld Albanian)

Asus Zen AiO Z240IC, një rival i frikshëm i iMac në cilësi dhe çmim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)