ASUS Transformer Book T100HA: Windows 10, USB Type-C dhe ofron 14 orë jetëgjatësi baterie

Publikuar më: 01-06-2015

ASUS-Transformer-T100HA

Mes produkteve të reja që debutuan gjatë evenimentit Computex 2015, ishte edhe Transformer Book T100HA, hibridi laptop-tablet që është edhe pasardhësi i pajisjes 2 në 1 T100 me sistem operativ Windows 8. Më interesant është fakti se ky model i ri do të jetë i pajisur me sistemin operativ Windows 10 dhe USB Type-C, e përdorur dhe në MacBook-un fundit të Apple. Ky hibrid ka një trashësi vetëm 8.45mm, dhe do të jetë i disponueshëm në katër versione ngjyrash ndërkohë që madhësia e ekranit është 10.1 inç.

Kompania Asus nuk ka dhënë ndonjë detaj përsa i përket çmimit, por mendohet që kostoja e tij të jetë afërsisht sa i paraardhësit, 349 dollar. Rezolucioni i ulët i ekranit dhe përbërja prej plastike janë disa nga disavantazhet kryesore të këtij produkti. Asus premton 14 orë jetëgjatësi baterie. Fuqinë kompjuterike të këtij hibridi do e garantojë një proçesor Intel Atom Cherry Trail X5 dhe 4GB RAM. Një datë zyrtare lançimi mungon por që ka mundësi që Transformer Book të mbërrijë gjatë verës së këtij viti. (PC World Albanian)

ASUS Transformer Book T100HA: Windows 10, USB Type-C dhe ofron 14 orë jetëgjatësi baterie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)