Asus sjell një version special me kapacitet 256GB të ZenFone 2

Publikuar më: 24-08-2015

Deluxe-Special-Edition-800x420Dimë se në tregun e smartfonëve, që shiten deri në 300 dollar, konkurenca është më tepër e orientuar për nga performanca se sa dizajni. Dhe këtu nuk bën përjashtim as ZenFone 2 i Asus. Megjithatë kompania është duke e përpjekur të konkurojë dhe me performancë të mirë por dhe me dizajnin.

Për këtë Asus ka sjellë një version special të këtij smartfoni, ZenFone 2 Deluxe Special Edition. Pjesa e pasme e kasës ka një dizenjo në formë mozaiku. Siç duket në imazhet e publikuara smartfoni vjen në versionet blu dhe gri.

Një tjetër avantazh i këtij smartfoni është dhe kapaciteti i memories deri në 256GB. Ky kapacitet është 15 herë më i madh se ai që ofron Apple iPhone. Ky version special si fillim u prezantua në Brazil, por ende nuk dihet se kur ai do të mbërrijë në tregun botëror. Deri më tani duket se Asus ka bërë një punë të mirë në këtë smartfon por vlerësimi i publikut do të jetë ai përfundimtari. (PC World Albanian)

Asus sjell një version special me kapacitet 256GB të ZenFone 2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)