Asus sfidon Apple iMac me kompjuterin 24 inç AiO Z240

Publikuar më: 17-11-2015

ziff-pro-z240-fgKompjuteri All-in-One Z240 përfaqëson përpjekjet e Asus për të konkurruar me iMac-ët e Apple dhe në një farë mënyre ja ka arritur. Ky kompjuter ka harduer më të mirë, teknologji më të avancuara dhe mundësisht materiale më cilësore ndërtimi.

Teknologjitë e avancuara janë ekrani me prekje prej 10 pikash, një kamër Intel RealSense e cila ofron mbështetje edhe për Windows Hello si dhe një grup mikrofonësh të cilët tregojnë më të mirën e Cortana.

AiO Z240 sipas Asus është një desktop i fuqishëm dedikuar profesionistëve. Ekrani i tij ofron ngjyra të sakta duke e bërë të lakmueshëm për fotografët dhe video editorët. Falë teknologjisë me prekje ky kompjuter mund të përdoret edhe në pikat e shitjeve. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ky kompjuter nuk është opsion i mirë përdorim familjar.

Ekrani prej 24 inç IPS “Ultra HD” ka një rezolucion prej 3840 x 2160 piksel me dendësi 185ppi. Hardueri i brendshëm fuqizohet nga proçesori Skylake katër bërthamësh Intel Core i7-6700T shoqëruar nga 16 GB DDR4 RAM.

Supriza vjen në fuqinë grafike të AiO Z240. Nvidia GeForce 960M me 4GB memorje është një nga kartat grafike më të mira në treg për laptopët. Së fundi, 1TB hardisk do të mjaftojë për një pjesë të madhe të përmbajtjeve tuaja.

asus-zen-aio-pro-price

Në pjesën e pasme gjenden 3 porta USB 3.1, një portë USB Type-C, dy porta HDMI dhe një fole për kartat microSD. Wi-Fi është po aty ndërsa tastiera e mausi janë pasiru me teknologji wireless.

Nvidia GeForce 960M nuk është një kartë grafike ndërtuar për video lojërat por që një pjesë e tyre të madhe mund luhen në format HD pa ndonjë ngecje. Për nga performanca kjo kartë mund të krahasoet me Radeon R9 M395X që kushton afro 280 dollar.

Më intrigues se asgjë është dizajni prej alumini i kompjuterit. Ngjason së tepërmi me një iMac jo vetëm në pamje por edhe në ndërtimin e brendshëm të harduerit duke mos lënë hapësira për ndërhyrje as në memorjen RAM.

Varianti me ekrani Full HD (1920 x1080p) dhe disk solid SSD i AiO Z240 do të jetë gjerësisht më i disponueshëm. Kostoja e tij fillon nga 1,899 dollar për modelin 4K ndërsa modeli me ekran Full HD do të kushtojë 1099 dollar.

Asus do të shesë edhe një model bazë me proçesor Intel Core i5, GeForce 950M dhe 8GB RAM për 999 dollar. (PCWorld Albanian)

Asus sfidon Apple iMac me kompjuterin 24 inç AiO Z240
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)