Asus RT-AC88U është routeri i parë 802.11ac i cili ofron 8 porta ethernet gigabitëshe

Publikuar më: 12-10-2015

asus-rt-ac88u-rear-100621146-largeJavën e shkuar Asus prezantoi disa produkte për të apasionuarit e video lojërave, dhe një nga këto produkte që tërhoqi vëmendjen tonë ishte ruouteri RT-AC88U.

Është një router me dy banda dhe Asus thotë se është i aftë të ofrojë kapacitet 2.1 Gbps në bandën 5 Ghz dhe 1 Gbps në bandën 2.4 Ghz. Ky produkt është routeri i parë 802.11ac i cili ofron më shumë se katër porta ethernet: RT-AC88U ka 8 porta gigabitëshe.

Pjesët e tjera harduerike janë pothuaj ato që kanë qenë të disponueshme vitet e fundit tek routerat. Ekziston një portë USB 3.0 përmes së cilët mund të ndani skedarët në rrjetin tual dhe një portë USB 2.0 për të ndarjë një skaner ose printer.

asus-rt-ac88u-front-100621145-large

Sipas Asus porta USB 3.0 do të jetë 20 % më e shpejtë se portat që gjenden tek routerat aktualë me shpejtësi leximi që i kalon 100MB/s. Një ndër routerat më të mirë sot në treg, Linksys WRT1900AC ofron 90 MB/s shpejtësi leximi të skedarëve. Një funksion mjaft i rëndësishëm është mbështetja për adapterat 3G dhe 4G LTE përmes portës USB.

Ata që duhet të jenë më të interesuar për këtë produkt janë adhuruesit e video lojërave. Asus ka integruar një teknologji e quajtur “WTFast Gamer Network” e cila përmirëson vonesat e transmetimit dhe zvogëlon humbjen e paketave. Përdoruesit nuk kanë nevojë për një softuer dhe çdo paisje e cila lidhet me këtë router përfiton nga avantazhet e kësaj teknologjie.

Sa i përket kostos dhe disponueshmërisë Asus nuk ka ofruar akoma asnjë informacion. (PCWorld Albanian)

Asus RT-AC88U është routeri i parë 802.11ac i cili ofron 8 porta ethernet gigabitëshe
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)