Asus ripërtëriti linjën e laptopëve të lojërave me proçesorët Skylake dhe porta ThunderBolt 3.0

Publikuar më: 14-10-2015

g752_metal_-12-100621087-largeNëse laptopi GX700 u duket një shpenzim i tepërt, kompania ka një tjetër ofertë për ju: laptopin e ri të Republikës së Lojtarëve G752. Ky model padyshim është një përditësim madhor krahasuar me modelin G751 duke sjellur edhe gjeneratën e re të proçesorëve Skylake.

Ndryshim kryesor krahasuar me modelin e kaluar gjendet në brendësi të sistemit të ajrimit. G752 përmban gypa të dyfishtë nxehtësie të cilët ruajnë në temperatura optimale kartën grafike dhe proçesorin veçmas.

g752_metal_-23-100621089-large

Potenciali harduerik

Ky laptopi u zbulua gjatë evenimentit IFA të muajit të shkuar. Një nga avantazhet e laptopëve ndërtuar posaçërist për video lojërat është varietit i lartë i grafikave.

Modeli bazë i G752 ka çmim 1500 dollar dhe brenda kësaj kostoje keni të përfshirë proçesorin Core i7-6700HQ, kartën grafike Nvidia GeForce GTX 965m, ekran me rezolucion 1920×1080 shoqëruar nga paneli G-Sync, 16 GB RAM DDR4 dhe hardisk 1TB.

Ndërsa për 100 dollar më shumë do të përfitoni kartën grafike GeForce GTX970m. Madje mund të keni edhe një disk solid 128GB por me kosto totale që shkon në 1800 dollar.dsc02835-100621090-large

Versioni më i fuqishëm i këtij modeli kushton 2000 dollar i cili sjell kartën grafike GeForce GTX 980m brenda G752.

Përpara prezantimit të grafikave mobile GeForce GTX 980, GTX 980m ishte karta grafike e endërrave për laptopët. Performanca mes të dyve ndryshon me 25 % në një pjesë të madhe të lojërave. Gjithësesi, GTX 980m ngelet një grafikë e fuqishme dhe pjesa më e madhe e video e lojërave luhen me 60 frekuenca në sekond me rezolucionin 1080p. Të gjitha modelet përmbajnë porta Thunderbolt 3.0 dhe USB-C. (PCWorld Albanian)

Asus ripërtëriti linjën e laptopëve të lojërave me proçesorët Skylake dhe porta ThunderBolt 3.0
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)