Asus prezantoi Zenbo, një robot shtëpie simpatik 599 dollarësh

Publikuar më: 30-05-2016

zenbo-side-2-100663620-largeGjatë evenimentit Computex në Tajvan, Asus prezantoi diçka të pazakontë për linjën e produkteve të kompanisë, një robot shtëpie që flet dhe kushton 599 dollar.

Quajtur Zenbo, për kompaninë roboti është një asistent personal i cili mund të kujdeset për të moshuarit dhe fëmijët duke u lexuar tregime. Roboti është afro 60 cm i lartë dhe ecën mbi rrota. Një ekran në formën e kokës tregon një fëtyrë të animuar ose mund të realizojë video thirrje apo të transmetojë filma.

p1090998-100663632-largeShefi ekzekutiv i Asus e demostroi robotin në Tajpei ditën e sotme madje duke i dhënë komanda zanore. Ai e pyeti robotin me fjalët: “Hey Zenbo, a është e vërtetë se ti mund të realizosh foto?”

Roboti u përgjigj: “Po, mund të realizoj foto.” Roboti menjëherë realizoi një foto të ekzekutivit me skenën në sfond. Ngelet një engimë dita kur roboti do të dalë në shitje në mungesë edhe të një deklarate zyrtare nga vetë Asus.

Kompania ka ndërtuar edhe një program ku zhvilluesit mund të regjistrohen dhe të ndërtojnë aplikacione për robotin Zenbo. (PCWorld Albanian)

Asus prezantoi Zenbo, një robot shtëpie simpatik 599 dollarësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)