Asus prezantoi smartfonin Zenfone Max me bateri gjigande prej 5,000 mAh

Publikuar më: 07-08-2015

gsmarena_004Asus sapo ka lançuar një linjë telefonësh të parametrave mesatar me një fokus të veçantë në jetëgjatësinë e baterisë. Smartfoni Zenfone Max ka një bateri me kapacitet prej 5,000 mAh.

Kjo bateri masive është në gjëndje edhe të ngarkojë paisje të tjera kur lidhen me telefonin. Jetëgjatësia mesatare e baterisë nuk është detajuar.

Asus Zenfone Max ka një ekran 5.5 inç IPS me rezolucion 720p dhe xham mbrojtës Gorilla Glass 4. Fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 410 me frekuencë 1.2 Ghz dhe katë bërthama shoqëruar nga 2 GB RAM. Memorja e brendshme është 16 GB ndërsa lë hapësirë për përdorimin edhe të kartave microSD.

Kamera parësore e Zenfone Max është 13 Megapiksel dhe ka një dritë led të dyfishtë. Surprizues është prania e një autofokusi ma lazer. Kamera frontale është 5 megapiksel ma kënd të gjërë.

Ky telefon do të dalë në shitje në tetor, dhe ka në bord Android Lollipop 5.0. Do të ofrojë mbështetje për 4G LTE, 3G HSPA+, GPS dhe Bluetooth 4.0. (PCWorld Albanian)

Asus prezantoi smartfonin Zenfone Max me bateri gjigande prej 5,000 mAh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)