Asus prezantoi rivalin e ri të Surface, Transformer 3, produkti i parë me proçesorët e arkitekturës Kaby Lake

Publikuar më: 31-05-2016

asus_transformer_3_primary-100663677-largePritja për proçesorët e arkitekturës Kaby Lake do të marrë fund tre mujorin e tretë të këtij viti ku do të dalin në shitje edhe kompjuterat e parë të prezantuar në evenimentin Computex në Tajvan.

Kaby Lake, është arkitektura që do të pasojë proçesorët Skylake, dhe produkti i parë me këtë arkitekturë do të jetë tableti Asus Transformer 3. Paisja është një kopje e Microsoft Surface Pro 4 dhe do të dalë në shitje në tre mujorin e tretë të 2016-tës me kosto fillestare 799 dollar.

Siç thamë më lart ky është produkti i parë me këtë linjë proçesorësh por që Lenovo, HP dhe Dell do të ndjekin së shpejti hapat e Asus. Nga ana tjetër Intel nuk ka dhënë akoma asnjë detaj për Kaby Lake.

Aktualisht Intel ofron gjeneratën e gjashtë të proçesorëve quajtur Skylake dhe pasardhësi i saj pritet që të jetë më i shpejtë dhe më efikas ndaj konsumit të energjisë.

Asus Transformer 3 ka një ekran 12.6 inç me rezolucion 2880×1920 piksel. Peshon 695 gram dhe është 6.9 mm i trashë. Kamera e pasme e tij bart një sensor 13 megapiksel, memorja e brendshme përfaqësohet nga një SSD me kapacitet 512 GB shoqëruar nga 8GB RAM.

Krahas këtij modeli kompania në Computex prezantoi një tjetër variant, Transformer 3 Pro me ekran 12.6 inç, trashësi 8.35 mm dhe peshë 798 gram. Fuqizohet nga një proçesor Skylake, 16GB RAM dhe 1TB memorje e brendshme SSD. Kostoja e tij fillestare do të jetë 999 dollar. Një tjetër produkt do të debutojë nga Asus në tre mujorin e tretë, Transformer Mini së bashku me laptopin ZenBook 3. (PCWorld Albanian)

Asus prezantoi rivalin e ri të Surface, Transformer 3, produkti i parë me proçesorët e arkitekturës Kaby Lake
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)