ASUS i bashkohet festës së mini kompjuterave me VivoStick

Publikuar më: 04-09-2015

asus-vivostick-pc-windows-10-compute-stick-hdmi-dongleKompjuterat në formën e një usb-je padyshim janë një trend i kohëve të fundit. E themi këtë duke parë një garë të fuqshme mes prodhuesve për të ndërtuar produkte të tilla.

E filloi Intel me Compute Stick dhe tashmë edhe prodhuesit e tjerë po tërhiqen nga kjo kategori kompjuterash. Gjer tani kemi parë kompjutera – usb nga Dell, Lenovo dhe Archos me sisteme operativ Windows, Android, Chrome dhe Linux.

ASUS i është bashkuar festës me produktin e ri quajtur VivoStick i cili vjen me Windows 10-tën të instaluar. Ngjashëm me Intel Compute Stick dhe Lenovo Ideacentre Stick 300, Asus VivoStick vjen me proçesor katër bërthamësh Intel ATOM, 2GB RAM, 32 GB memorje e brendshme dhe kartë Wi-Fi të integruar. VivoStick përmban 2 porta USB 2.0 dhe është i disponueshëm në disa variante ngjyrash.

Me një kosto prej 129 dollar, VivoStick kushton 20 dollar më pak se Intel Compute Stick por ka kosto të njëjtë me Lenovo Stick 300 dhe është 30 dollar më i kushtueshëm se Archos PC Stick. Intel përmirësoi Compute Stick me proçesorët e rinj Core M gjatë evenimentit IFA. (PCWorld Albanian)

ASUS i bashkohet festës së mini kompjuterave me VivoStick
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)