Asus GX700: Laptopi i parë në botë me ftohje përmes ujit

Publikuar më: 13-10-2015

asus-gx700-gaming-laptop-100618036-largeLaptopi Asus GX700 u prezantua gjatë evenimentit IFA të muajit të shkuar dhe është ndërtuar për të apasionuarit e lojërave duke përshirë teknologji të pashoq.

Shkurtimisht ti hedhim një sy specifikave të harduerit: Proçesor Intel Skylake Core i7-6820HK me katër bërthama, kartë grafike Nvidia GeForce GTX 980, panel G-Sync, 64 GB RAM DDR4.

A e dini se ky është laptopi i parë temperaturat e të cilit mbahen nën kontroll përmes ftohjes me ujë? Asus tani ka filluar të hedhë dritë mbi këtë risi dhe sesi funksionon.

Si funksionon?

Nëse keni parë foto zyrtare të pjesës së pasme duhet të keni kuptuar se ftohësi i lëngshëm nuk mund të jetë pjesë e laptopit por një njësi më vehte.dsc02789-100621077-large

Kjo njësi përmban komponentët e lënshëm përgjegjës për ftohjen. Përmban dy radiatorë 90 mm, frekuese dhe një pompë shoqëruar nga një rezervuar. Kjo njësi lidhet me laptopin për disa portave që mund të shikoni në foton e mëposhtme.

Asus ka përfshirë edhe disa udhëzime për të bërë lidhjen mes laptopit dhe njësisë. Kompania tha se ka vënë në funksion disa nga burimet e saj më të mira inxhinierike për tu siguruar se këto porta lidhëse nuk do të pësojnë asnjë dëmtim.

dsc02786-100621075-large

Sapo njësia ti bashkëngjitet laptopit, ftohësi i lëngshëm menjëherë do të hyjë në brendësi të laptopit. Nëse rezervuari po shteron, laptopi do të njoftojë përdoruesin. Por Asus nuk e hodhi poshtë mundësinë se ky ftohës mund të ketë nevojë për mirëmbajtje në të ardhmen pas një përdorimi të gjatë.

Në brendësi të GX700

GX700 përmban disa gypa ngrohje për ajrim të brendshëm të laptopit. Është e lehtë të ngatërroni funksionin e këtyre gypave me një sistem ftohjeje të lëngshme por nuk janë e njëjta gjë. Sistemi paraqitur në imazhin më poshtë nuk ftohet i gjithë përmes ujit dhe lëngu nuk rrjedh në të gjithë ato gypa që vëreni. Përndryshe laptopi nuk do të funksiononte pa njësi me ftohje të lëngshme.gx700_vapor-100621068-large

Asus ka implementuar një sistem hibrid i cili karakterizohet nga gypa ngroheje për grafikën dhe proçesorin. Ky sistem bën të mundur që gypat e ngrohjes të nxjerrin sa më shumë nxehtësi jashtë në momentin kur njësia me ftohës të lëngshëm bashkëngjitet. Uji do të përçojë vazhdimisht nxehtësinë e gjeneruar nga laptopi për tek njësia.

Por a do të funksionojë siç duhet një sistem i tillë? Asus beson në një gjë të tillë. Sipas kompanisë, performanca e laptopit mund të rritet me 20 % falë këtij sistemi.

dsc02804-100621080-large

Çmimi dhe disponueshmëria e GX700 ngelet e panjohur për ne. Disa spekulime pretendojnë për një debutim përpara festave të fundvitit. (PCWorld Albanian)

Asus GX700: Laptopi i parë në botë me ftohje përmes ujit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)