Asus dhe Google prezantuan mini kompjuterin Chromebit me sistem operativ Chrome OS

Publikuar më: 18-11-2015

chromebit_stick_cropped-100576288-largeWindows dhe Ubuntu Linux nuk janë dy sistemet operative të vetme të cilat mund ti përdorim përmes një kompjuteri në madhësinë e një USB-je. Këtij grupi i është bashkuar edhe Chrome OS me ChromeBit.

Asus dhe Google njoftuan bashkëpunimin më të ri i cili konsiston një një paisje USB quajtur Chromebit. Ky produkt është një refleks i Intel Compute Stick por me sistem operativ Chrome OS. Mjafton ta vendosni në portën HDMI të televizorit dhe ChromeBit do të shfaqë ndërfaqen e Chrome OS.

Produkti bart 16 GB memorje të brendshme dhe 2GB RAM. Proçesori është ndërtuar nga firma kineze RockChip. Sipas TechCrunch ChromeBit do të kushtojë afro 85 dollar duke qëndruar një hap përpara konkurrentëve që fillon nga 100 dollar.

Intel ishte prodhuesi i parë që vendosi standartet në këtë sektor me Intel Compute Stick. Në fillim ishte i disponueshëm vetëm një model me Windows më pas mbërriti edhe version me Ubuntu Linux. Në Qershor, Archos prezantoi një produkt të ngjashëm 100 dollarësh por me Windows 10. Edhe Lenovo e ka një të tillë i cili quhet Ideacentre 300. (PCWorld Albanian)

Asus dhe Google prezantuan mini kompjuterin Chromebit me sistem operativ Chrome OS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)