Asistenti dixhital Cortana do të shërbejë edhe si përkthyes personal

Publikuar më: 02-09-2015

cortana

Microsoft Translate është një shërbim përkthimi në platformën e komunikimit Skype ku ofron përkthime në kohë reale të gjuhëve më të përhapura në botë.

Një funksionalitet i tillë i ka munguar asistentit dixhital të Microsoft, Cortana, por kompania nuk ka vonuar ta bëjë realitet. Tani e tutje përdoruesit e sistemit operativ Windows 10 mund të përdorin Cortanën për të përkthyer fjalë, shprehje, fjali në 40 gjuhë të ndryshme.

Funksionaliteti i përkthimit mund të përdoret duke thënë ‘Hey Cortana, how do you say…  dhe më pas vendosni fjalinë dhe gjuhën në të cilën doni ta përktheni. Për shembull ‘Hey Cortana, how do you say flower in French?. Ju mund të zgjidhni të thoni fjalitë me zë ose ti shkruani ato gjatë bashkëbisedimit me Cortanën. Aktualisht ky përditësim është i disponueshëm vetëm në versionet amerikane dhe kineze të Windows 10 por Microsoft shton se ky funksionalitet do të bëhet pjesë e gjithë platformës Windows 10-tës shumë shpejt. (PC World Albanian)

Asistenti dixhital Cortana do të shërbejë edhe si përkthyes personal
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)