Asistenti dixhital Cortana do tu përkujtojë përdoruesve premtimet e bëra

Publikuar më: 25-01-2016

cortanaemailreminder-100639568-largeAsistenti dixhital Cortana është një nga risitë që Microsoft zhvilloi me qëllimin për tu dalluar disi nga rivalët e Android dhe iOS me platformën mobile Windows Phone. Ky vit debutimi i Windows 10-tës për desktopët solli asistentin dixhital në kompjuterat tanë dhe Microsoft po përpiqet ta bëjë çdo ditë e më të zgjuar.

Ditën e sotme një funksionalitet i ri i Cortana u bë i ditur dhe mësuam se asistenti dixhital do të përkujtojë përdoruesve premtimet e bëra përmes një mesazhi elektronik. Ky funksionalitet vjen së bashku me ndërtimin e radhës të Windows 10 për të abonuarit në programin Windows Insider.

Ky proces nuk është i automatizuar kjo për faktin se Microsoft nuk dëshiron të shkaktojë pakënaqësi për përdoruesit me ca përkujtues të cilët nuk duan të ruajnë. Ky funksionalitet është i disponueshëm vetëm në gjuhën angleze dhe aktivizohet vetëm përmes disa fjalëve specfike që fillojnë sipas këtij konteksti “Do të …” (I will …). (PCWorld Albanian)

Asistenti dixhital Cortana do tu përkujtojë përdoruesve premtimet e bëra
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)