Asistenti dixhital Cortana do të sinkronizojë njoftimet e paisjeve Android në Windows 10

Publikuar më: 02-04-2016

WP8-1_Cortana_FirstRun_Hello_01_324x233_CortanaLanding_InvariantCulture_DefaultWindows 10-ta po çmendet fare çdo ditë që kalon. Gjatë një sesioni në konferencën Build Microsoft bëri të ditur se Cortana në Android do të sinkronizojë njoftimet edhe në kompjuterat Windows 10.

Madje do të keni mundësi ti fshini nga kompjuteri pa qenë nevoja të bëni të njëjtën gjë edhe në telefon. Sipas informacioneve, Cortana do ti kalojë këto njoftime fillimisht në cloud pastaj në Windows 10. Kështu ju mund të merrni njoftime në disa paisje dhe ti fshini të gjitha nga një paisje e vetme që në këtë rast mund të jetë kompjuteri juaj. Si është e mundur kjo?

Në të vërtetë Microsoft me Windows 10-tën të gjitha njotimet në Qendrën e Njoftimeve i ruan edhe në cloud. Kjo bënte të mudur fshirjen e njoftimeve nga një paisje në të gjitha paisjet e tjera sinkronizuar me të njëjtën llogari Microsoft.

Tani kjo risi pritet të vijë në përditësimin Windows 10 Anniversary gjatë verës shkruante ARSTechnica. Duke qenë se që nga Android 4.3 Google ka ofruar një mënyrë për të fshirë të gjitha njoftimet në Qëndrën e Njoftimeve edhe nga aplikacionet respektive, Microsoft po e shfrytëzon tashmë.

Interesant ngelet fakti se gjatë gjithë konferencës, Microsoft nuk ka përmenduar pothuajse fare Windows Mobile. Përkundër, iOS dhe Android u përmendën më shumë sesa vetë platforma e Microsoft. Tani me aftësitë cloud të Qendrës së Njoftimeve, Microsoft po vë sistemin operativ desktop më popullor në planet në shërbim të sistemit operativ mobil më popullor në planet. (PCWorld Albanian)

Asistenti dixhital Cortana do të sinkronizojë njoftimet e paisjeve Android në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)