Arrestohet një 21 vjeçar britanik për hakimin e të dhënave personale të 6.7 milion fëmijëve nga VTech

Publikuar më: 15-12-2015

VTech's products are seen on display at a toy store in Hong Kong, ChinaPolica Britanike ka arrestuar një 21 vjeçar i cili mendohet të jetë një aktorët kryesor të hakimit të VTech Holdings, kompanisë së lojërave për fëmijë shkruan agjensia e lajmeve Reuters. Ky hakim kishte përfunduar me vjedhjen e të dhënave të plot 6.4 milion fëmijëve thanë ekspertët.

21 vjeçari me banim në Londër dyshohet për akses të paautorizuar në të dhënat e VTech Holding. Kjo kompani me seli në Hong Kong në ditët e para të Dhjetorit hodhi dritë mbi një sulm masiv kibernetik ku u vodhën të dhënat personale e 6.4 milion fëmijëve dhe 4.9 milion të rriturve. Sipas Reuters, gjysma e të prekurve jetonin në Europë.

Autoritetet rregullatore në Hong Kong së bashku me homologët britanikë dhe ato amerikanë kanë qenë në gjueti të shkaktarëve të këtij sulmi. Ligjvënësit amerikan dyshojnë tek VTech se pse kjo kompani mbledh të dhënat e fëmijëve dhe si i menaxhon. (PCWorld Albanian)

Arrestohet një 21 vjeçar britanik për hakimin e të dhënave personale të 6.7 milion fëmijëve nga VTech
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)