ARM prezantoi proçesorin e ri Cortex R8 për modemët 5G dhe paisjet e ruajtjes së të dhënave

Publikuar më: 19-02-2016

cortex-r8-image-100645098-primary.idgeNë të kaluarën mund të keni dëgjuar për proçesorët Cortex A përdorur gjerësisht në telefonët inteligjent, ku mund të përmendim Cortex A53 dhe A72.

Por ARM dizenjon edhe dy lloje të tjerë proçesorësh: Cortex R dhe Cortex M. Proçesorët Cortex M përdoren gjerësisht tek mikro paisjet dhe kohët e fundit janë rritur në popullaritet për shkak të implementimit të gjërë të sensorëve.

Ndërsa proçesorët Cortex R, njëkohësisht edhe tema e këtij artikulli, janë një histori më vehte. Modelet Cortex R janë proçesorë të specializuar të njohur edhe si proçesorë në kohë reale që ofrojnë performancë të lartë dhe janë implementuar gjerësisht tek paisjet e ruajtjes së të dhënave dhe modemët e rrjeteve. Sot një pjesë e madhe SSD-ve përmbajnë proçesorë të liçensuar nën Cortex R.

1_575pxARM ditën e djeshme zbuloi proçesorin më të ri me të cilin dëshiron të marrë lidershipin e modemëve 5G, Cortex-R8. Ky proçesor i ri ofron dyfishin e performancës krahasuar me paraardhësin dhe do përbëjë hapin e parë drejt rrjeteve mobile 5G në 2020-tën.

Një nga qëllimet kryesor të zhvillimit të këtij proçesori janë modemët LTE-Advanced Pro dhe 5G. Siç mund të jeni në dijeni, ARM, është kompania britanike e cila dizenjon proçesorët mobil dhe më pas i liçenson për prodhuesit si Qualcomm apo MediaTek.

Gjer më sot konsumatorët e ARM-së kanë zhvilluar mbi 20 miliard proçesorë Cortex R. “Kjo është bërthama proçesorike me performancën më të lartë që kemi prodhuar ndonjëherë,” u shpreh Chris Turner. (PCWorld Albanian)

ARM prezantoi proçesorin e ri Cortex R8 për modemët 5G dhe paisjet e ruajtjes së të dhënave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)