ARM prezantoi proçesorin Cortex A32 për veshjet elektronike dhe bordet Raspberry Pi

Publikuar më: 23-02-2016

Screen-Shot-2016-02-22-at-1.30.00-PM-980x526Para disa ditësh kompania e njohur e dizenjimit të bërthamave proçesorike mobile, ARM, prezantoi një proçesor të ri për modemët 5G dhe paisjet e ruajtjes së të dhënave Cortex-R8. Ditën e sotme ARM zbuloi një tjetër proçesor specifik për veshjet elektronike dhe internetin e gjërave, Cortex A32.

Ky proçesor i ri mund të përdoret edhe tek minikompjuterat si Raspberry Pi dhe sjell performancë më të lartë me kosto më të ulët. Cortex A32 vjen për të zëvendësuar arkitekturat e vjetra të Cortex A7 dhe A5 bazuar në ARMv7.

ARM ka vendosur të mos përfshijë instruksionet 64Bit në këtë proçesor duke u përqendruar ma shumë në performancën kriptografike. E thënë ndryshe kjo ka një kosto në performancën e përgjithshme gjatë enkriptimit të një hapësire ruajtjesh së të dhënave. Për ata që duan një performancë të përgjithshme të lartë njëkohësisht edhe performancë kriptografike dhe intruksione 64Bit, Cortex A35 është përgjigja e duhur.

Sipas ARM-së, bërthama e re Cortex A32 sjell avantazhe të dukshme kryesisht në efikasitetin ndaj energjisë. Ky proçesor i ri do të konsumojmë 25% më pak energji. (PCWorld Albanian)

ARM prezantoi proçesorin Cortex A32 për veshjet elektronike dhe bordet Raspberry Pi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)