Arkitektura grafike Vega e AMD-së mbërrin në gjysmën e parë të 2017-tës

Publikuar më: 14-09-2016

radeon-pro-duo-9-100650201-largeKur bëhet fjalë për arkitekturën e ardhshme të kartave grafike Vega, AMD ka zgjedhur të heshtë. Megjithatë një detaj i ri nga shefi teknologjik Mark Papermaster gjatë konferencës teknologjike të Deutsche Bank në Las Vegas zbulon se kjo arkitekturë do të mbërrijë në gjysmën e parë të 2017-tës.

Disa spekulime e kanë vendosur arkitekturën Vega në axhendën e këtij viti të AMD-së. Ndërsa axhenda zyrtare e kompanisë shprehej qartë për një debutim në 2017-tën por pa një afat të caktuar kohor.

Grafikat Vega do të sjellin përmirësime të dukshme të performancës dhe efikasitetit krahasuar me Polaris tha Papermaster. Kjo kartë grafike i dedikohet video lojërave, realitetit virtual dhe aplikacioneve grafike me kërkesë të lartë.

Së bashku me procesorët Zen, grafikat Vega do të ofronin për konsumatorët një kombinim të fuqishëm në të cilën AMD shpreson ti rikthehet lavdisë. Vega do të ketë gjeneratën e ardhshme të memorjes, HBM2, e cila mund të ofrojë transmetim deri në 256 Gbps.

AMD do të vijojë të fokusojë arkitekturën Polaris në kompjutera buxhetor e cila sjell realitetin virtual në desktopët me kosto të ulët. Ndërsa Vega do të jetë arkitektura e cila do të konkurrojë drejtpërsëdrejti me arkitekturën e performancës së lartë Pascal të Nvidia. (PCWorld Albanian)

Arkitektura grafike Vega e AMD-së mbërrin në gjysmën e parë të 2017-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)