Arkitektura e re e proçesorëve AMD “Bristol Ridge” po vjen në evenimentin Computex

Publikuar më: 05-04-2016

amd_red_06-100654348-largeAMD do të zbulojë arkitekturën e re të mikroproçesorëve këtë verë e cila do të quhet “Bristol Ridge”. Kjo APU e re gjithashtu do të jetë pjesë e HP Envy x360.

Sipas zv Presidentit të Marketingut pranë AMD-së, John Taylor, proçesorët e rinj të bazuar në Bristol Ridge do të debutojnë formalisht gjatë muajit Maj në shfaqjen Computex në Tajvan. Pikërisht në këtë moment konsumatorët mund të presin disa produkte të mbështetura nga kjo arkitekturë proçesorësh.

Gjersa të debutojë zyrtarisht ky lloj proçesori, konsumatorët duhet të kënaqen thjesht me prishtmëritë e performancës së tij ku Taylor pretendon se do të ofrojnë një performancë më të lartë në grafikat 3D krahasuar me Intel Core i7-6500U.

amd-bristol-ridge-2-100654344-largeTë gjithë APU-të e bazuara në Bristol Ridge do të jenë 40 përqind më të shpejtë sesa APU-të Kaveri të AMD-së prodhuar gjatë 2014-tës. Kjo arkitekturë do të ofrojë katër bërthama “Bulldozer” dhe tetë bërthama grafike ku Taylor preferoi të mos specifikonte frekuencën e tyre.

Planet e AMD-së shkojnë më tutje sepse kjo arkitekturë do të jetë e disponueshme edhe në desktop. Edhe pse Bristol Ridge ka po të njëjtën teknologji 28 nanometër me Carrizo-n, ai do të përmbajë transistorë më efikasë dhe funksionalitete shtesë të përpunimit të instruksioneve.

Në fund të 2016-tës, AMD duhet të ketë arritur në bërthamat e reja Zen dhe arkitekturën Polaris të grafikave. (PCWorld Albanian)

Arkitektura e re e proçesorëve AMD “Bristol Ridge” po vjen në evenimentin Computex
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)