Arkitektura e re Bristol Ridge e procesorëve AMD është më e shpejtë dhe më efikase

Publikuar më: 06-09-2016

amd_am4_bristol_ridge_main-100680671-largeDitën e Hëne AMD-ja tha se prodhuesit e kompjuterave së shpejti do të shesin paisjet e para me procesorët Bristol Ridge. HP dhe Lenovo do të jenë të parët që do të ofrojnë APU-të e reja me arkitekturën në fjalë duke premtuar më shumë performancë grafike dhe procesorike.

Sipas kompanisë, Bristol Ridge, lehtësisht lë pas ekuivalentët e Intel me 100% më shumë performancë të video lojërave. Krahasuar me Carrizo, fuqia procesorike është rritur me 17% dhe ajo grafike me 27%.

Ka qenë i qartë avantazhi i AMD-së ndaj Intel në procesorët me të njëjtin çmim dhe Bristol Ridge vijon në këtë drejtim. AMD shfaqi disa rezultate nga PCMark 8 duke krahasuar gjeneratën e 7-të të procesorëve me gjeneratën e gjashtë të Intel Core i5.

amd_apu_performance-100680675-largePavarësisht se Bristol Ridge vijon të shfrytëzojë një arkitekturë të vjetër, një risi është foleja AM4. Kjo fole në të vërtetë unifikon produktet e AMD-së duke funksionuar me dy gjenerata procesorësh: Bristol Ridge dhe Summit Ridge. Përfitimet janë mëdha sepse linja e procesorëve të AMD-së do të thjeshtohet në maksimum dhe teknikisht ofron më shumë mundësi të përmirësimit të harduerit.

AMD tha se Bristol Ridge do të vijë me çipin AM4 B350. Siç përshkruan kompania Bristol Ridge dhe Summit Ridge duke përfituar nga çipet në fjalë ofrojnë PCIe të gjeneratës së 3 për grafikat e jashtme, mbështetje për RAM-in DDR4 me dy kanale, katër porta USB 3.1 5Gbps, dy porta SATA dhe dy linja për PCIe për memorje.

amd_apu_stack-100680670-largeNë terësi, Bristol Ridge është një tjetër evolucion i arkitekturave të vjetra të AMD dhe nuk përbën ndryshim madhor. Rëndësinë më të madhe në këtë mes e ka foleja AM4 e cila do të funksionojnë edhe me procesorët Zen, ku këta të fundit do të zëvendësojnë Bristol Ridge. (PCWorld Albanian)

Arkitektura e re Bristol Ridge e procesorëve AMD është më e shpejtë dhe më efikase
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)