ARKEP jep autorizimin e ofrimit të shërbimeve mobile në Kosovë Telekomit të Serbisë

Publikuar më: 18-01-2016

zgrada-telekoma-nb-02Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP) në Kosovë ka lëshuar autorizimin e ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile për kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në Serbi, Telekom Srbija.

Edhe pse në uebfaqen e ARKEP nuk gjendet një vendim i tillë i publikuar, agjensia e lajmeve Kosova Press raportoi se operatori i ri nën markën e MTS do të fillojë ofrimin e shërbimeve që në momentin kur të hyjë në fuqi kodi telefonik i Kosovës, +383.

Kosova Press më tej citon edhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i kishte thënë se operatori i ri në pronësi të Telekom Srbija vjen si pjesë e marrëveshjes mes palëve në Bruksel.

Shqiptarët e Kosovës aktualisht po presin akordimin e kodit telefonik pas vonesash pafund. Afati i fundit tani besohet të jetë muaji Mars pas Austria kishte dështuar të aplikonte për Kosovën në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Kjo besohet të ketë ndodhur si rezultat i vonesës së regjistrimin të MTS në Kosovë. Liçensa e re e operimit e MTS sipas autoriteteve shtetërore të Kosovës do të jetë e limituar dhe e përkohshme dhe se çfarë konkludon ky fakt, kjo ngelet e paqartë. (PCWorld Albanian)

ARKEP jep autorizimin e ofrimit të shërbimeve mobile në Kosovë Telekomit të Serbisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)