Arabia Saudite dhe SoftBank formuan një fond teknologjik investimesh me vlerë 100 miliard dollar

Publikuar më: 17-10-2016

Arabia Saudite dhe grupi japonez SoftBank do të krijojnë një fond teknologjik investimesh me kapital 100 miliard dollar i cili mund të jetë një nga investitorët më të mëdhenj në botë në industri.

Kjo lëvizje erdhi si pjesë e disa nismave dramatike në botën e biznesin lançuar nga Riadi zyrtar këtë vit. Arabia Saudite, ekonomia e së cilës po dëmtohet së fundi nga rënia e çmimit të naftës, por kërkon mundësi për të shpërndarë rezervat e mëdha financiar në industri të reja.

Në fillim të këtij viti, Arabia investoi 3,5 miliard dollar në startupin amerikan Uber. SoftBank, një kompani gjigande telekomunikacioni me vlerë 68 miliar dollar, gjithashtu ka kërkuar mundësi të reja investimi. Gjatë këtij viti kompania bleu gjigandin britanik të dizajnit të procesorëve ARM.

Arabia Saudite do të jetë investori më i madh me 45 miliard dollar ndjekur nga SoftBank me 25 miliard dollar përgjatë 5 viteve të ardhshme. Investitorë të tjerë janë në bisedime për tu bërë pjesë e fondi vlera e të cilit mund të arrijë në 100 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Arabia Saudite dhe SoftBank formuan një fond teknologjik investimesh me vlerë 100 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)