Aquila: Droni i Facebook që shpërndan internet në një rreze prej 50km

Publikuar më: 31-07-2015

facebook-drone-large-100599410-large

Aquila ka krahët e një Boeing 737 por sigurisht që nuk mban pasagjerë dhe është tepër i lehtë, dhe nuk peshon më shumë se 453 kg. Facebook ka në plan të vërë këtë dron në përdorim në muajt në vijim. Ky është një produkt për të cilin u deshën më shumë se një vit punë në laboratorët e gjigandit social, Facebook.

Funksioni i tij nuk është të sjellë në destinacion produkte, ashtu si dronët e Amazon, por të shpërndajë internet në miliona njerëz që jetojnë në zona ku aksesi në internet është i limituar. Facebook po kërkon të bashkpunojë me operatorë dhe kompani të tjera për të ofruar internet në një kosto më të ulët se kullat telefonike.

Aquila është thjesht një element i iniciativës së Facebook për të rritur aksesin në internet. Pjesa më e madhe e këtij droni gjigand është veshur me panele diellore, të cilët do të bëjnë të mundur qëndrimin e tij në ajër deri në tre muaj, në një lartësi më të ulët se sa ajo ku fluturojnë avionët komercial. Pritshmëritë janë që Aquila të ofrojë akses interneti në një rreze prej 50 kilometrash. Vet droni do të pajisjet me internet në sajë të një sistemi komunikimi optik në hapsirë ose nga lazerat e ndërtuar nga Facebook. Këta lazera përdorin dritën për të transmetuar të dhëna në hapsirë.

Tanimë nuk do të jenë vetëm pajisjet e Amazon dhe Google që do të pushtojnë qiellin, por dhe Aquila e Facebook. Ndërkohë Google ka ndërtuar disa balona që do të shpërndajnë sinjal LTE për celularë. Balonat janë ndërtuar në sajë të projektit Loon. Aktualisht kompania ka ngritur në qiell me qindra balona të tilla me qëllime testimi dhe së shpejti pritet të rrisë këtë numër. Ndërsa Facebook duhet ende të bjerë dakort me rregullatorët përpara se të lëshojë dronin Aquila në ajër. (PC World Albanian)

Aquila: Droni i Facebook që shpërndan internet në një rreze prej 50km
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)