Apple zotëron 91% të fitimeve në industrinë e smartfonëve, Huawei prodhuesi më fitimprurës Android

Publikuar më: 23-11-2016

huawei-p9-launch-london-15Strategy Analytics ka publikuar një raport mjaft interesant i cili tregon të ardhurat e kompanive për tre mujorin e tretë të 2016-tës. Sipas firmës analitike, industria e telefonëve inteligjentë gjeneroi 9.4 miliard dollar fitim gjatë kësaj periudhe.

Apple e sundoi totalisht këtë sektor duke marrë 8.5 miliard fitim ose 91% të fitimeve totale. Por edhe më interesant është fakti se Huawei zuri vendin e dytë për herë të parë në historinë e kompanisë.strategy-analytics-apple-captures-record-91-percent-share-of-global-smartphone-profits-in-q3-2016

Kjo do të thotë se kompania tashmë pozicionohet si prodhuesi me fitimin më të lartë në mesin e zhvilluesve të produkteve Android. Kompania ofron disa paisje mjaft të suksesshme siç është rasti i P9 i cili u shit 9 milion herë globalisht.

Vivo dhe Oppo, dy prodhues të tjerë Kinez, nuk qëndrojnë larg Huawei të cilët kapën 2.2% të fitimit nga kjo industri. Çfarë mendoni për këtë raport? A e prisnit që Huawei të ngjitej në këto pozita? (PCWorld Albanian)

Apple zotëron 91% të fitimeve në industrinë e smartfonëve, Huawei prodhuesi më fitimprurës Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)